Lajmet e fundit

Harry Kane ka nënshkruar kontratë të re me Tottenham Hotspur, duke e detyruar presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, që ta kthejë vëmendjen kah sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, pohon Don Balon.
Argjentinasi ka qenë gjithmonë opsion i dytë për madrilenët pas Kane-t, dhe tani që skuadra londineze e ka blinduar anglezin, gjigantët spanjollë po përpiqen ta gjejnë një tjetër top sulmues.
Dybala në këtë sezon i ka luajtur 46 lojë duke arritur që 26 herë ta tundë portën.