Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka thirrur sot konferencë për media.
Sipas njoftimi, konferenca do të mbahet me fillim nga ora 11:00, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se OVL UÇK ka bojkotuar pjesëmarrjen në Këshillin Organizativ për Epopenë e UÇK-së të organizuar nga Qeveria e Kosovës, teksa kanë organizuar një paralel.
Kryetari i organizatës, Hysni Gucati në Klan Kosova ka bërë të ditur se OVL UÇK-ja dhe Qeveria nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.