Lajmet e fundit

Real Madridi nuk ka mundur ta shfrytëzojë gabimin e Barcelonës që barazoi me Celta Vigon gjatë mesditës.
Vet kampionët në fuqi u ndalën nga Athletic Bilbao me rezultat 0:0.
Pikërisht kur mbretërit kishin iniciativën dhe insistimin më të madh për gol, kapiteni Sergio Ramos u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 87-të, nga e cila minutë e tutje Bilbao e kërkoi më shumë golin.
Me gjithë këtë, rezultati përfundoi ashtu edhe si u nis ndeshja, ndërsa edhe pas javës së 14-të të La Ligës, Barcelona mbetet lider, me tetë pikë më shumë se Real Madridi që renditet i katërti.