Lajmet e fundit

Atleti legjendar, Usain Bolt, beson që mund t’ië kapërcejë nga një ëndërr e tij në tjetrën duke u bërë futbollist profesionist.
Por, në rast se i përvishet futbollit, ikona e vrapimit mund të përgatitet që të luajë në Ligën e Parë apo të Dytë, dhe jo për skuadrën e tij të dashur, Manchester United.
Bolt u tërhoq nga atletika pasi që fitoi 19 tituj global, por e arriti vetëm të bronztën në 100 metra vrapim në Kampionatin Botëror që u mbajt në Londër.
“Nëse e pyetni , ai do të dojë që të luajë futboll, sepse e ka thënë që kemi pasur disa klube që mund ta pëlqejnë dhe që do ta provonin”, tha agjenti i Bolt, Ricky Simms.
“A mundet një sprinter që është 30 vjeçar të luajë në Bundesligë ose Premier Ligë? Realisht ky është një hap shumë larg”.
“Mendoj që nëse ai do t’i kishte gjashtë apo nëntë muaj lojë e stërvitje me një skuadër, atëherë ai do të mund të luante në ndonjë nivel që është Liga e Parë ose Liga e Dytë”, shtoi Simms.