Departamenti i Shtetit i ShBA-së për Çështjet Konsullore, në lidhje me Katarin ka thënë se Ambasada e ShBA-së ka hequr urdhrin për qëndrimin në vend për qytetarët e saj, i njëjti që ishte në fuqi më 23 qershor.
Sipas këtij njoftimi, Ambasada do të rihapet më 24 qershor dhe shërbimet konsullore do të vazhdojnë pa ndërprerje, transmeton Klankosova.tv.
“Hapsira ajrore e Katarit mbetet e mbyllur. Personat me plane udhëtimi duhet të monitorojnë me kujdes statusin e fluturimeve të tyre me kompanitë ajrore dhe të vazhdojnë të ndjekin njoftimet nga Qeveria e Katarit dhe lajmet lokale”.
“Qëndroni vigjilentë dhe mbani një nivel maksimal të vetëdijes, pasi situata e sigurisë mund të ndryshojë shpejt”, thuhet tutje në njoftim.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.