Lajmet e fundit

Gianluigi Buffon luajti një ndeshje në fanellën e Parmas, për herë të parë në 7,339 ditë, ku skuadra e tij humbi një miqësore ndaj VfL Bochum 1848.
Portieri 43 vjeçar vendosi të vazhdojë karrierën e tij aty ku filloi, në Stadio Tardini, pasi ishte larguar për në Juventus më 2001, me një tarifë rekord transferimi për atë kohë, prej 53 milion eurosh.
Ai doli në fushë gjatë miqësoreve para sezonale kundër Bochum, nën drejtimin e trajnerit Enzo Maresca, shkruan Football Italia, transmeton Klankosova.tv.
Ky ishte debutimi për Buffon, duke shkruar në mediat sociale se ai ishte përsëri në Gialloblu, 7,339 ditë më vonë.
https://twitter.com/gianluigibuffon/status/1417930694362345473