Që nga muaji prill i këtij viti, aparati i rezonancës magnetike ishte jashtë funksionit në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.
Për këtë kishte raportuar, gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka, duke theksuar poashtu se në listë të pritjes kanë qenë afro 400 pacientë dhe pas situatës së krijuar nuk kanë pranuar termine të reja.
https://klankosova.tv/defekti-misteriozspitali-i-pejes-4-muaj-pa-rezonance-magnetike-video/?fbclid=IwY2xjawMP0q5leHRuA2FlbQIxMQBicmlkETFIcEpZQWVVS2RxYTJaVkMyAR7KgKAOkyY71Sf6wM2EolnqzkEHTh9pVtzT368c6BrXJy6eRnByp9NLEiilvw_aem_eG0PgsZIQTXITwL6jXRmdg
Sot, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) përmes një postimi në Facebook njoftoi se është kryer funksionalizimi i pajisjeve diagnostike, duke përfshirë Rezonancën Magnetike dhe Rëntgenin Digjital, njofton Klankosova.tv.
“ShSKUK ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për periudhën kur këto shërbime nuk ishin në shërbim të pacientëve, për shkak të procedurave të domosdoshme të prokurimit dhe kohës që kërkojnë ato.
“ShSKUK mbetet e përkushtuar që, përmes përkrahjes buxhetore dhe investimeve të vazhdueshme, të përmirësojë infrastrukturën dhe cilësinë e shërbimeve në të gjitha spitalet e përgjithshme dhe institucionet tjera përbërëse”, shkruhet në njoftim./Klankosova.tv.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.