Lajmet e fundit

Këto fotografi, Amanda e kishte ruajtur gjatë gjithë kohës, duke shpresuar se një ditë do ta takonte këtë infermiere për ta falënderuar, transmeton Klan Kosova.
“Unë ndihesha shumë më mirë derisa shihja fotografitë e kësaj gruaje të bukur – infermieres që u kujdes për mua. Duke parë ato, e ndjeja shumë dashurinë dhe dhembshurinë”, ka thënë Amanda.
Për shumë vjet, Amanda nuk mund ta gjente infermieren, emrin e të cilës as nuk e dinte. Ajo kishte kërkuar edhe në rrjete sociale dhe kishte publikuar fotografinë dhe raporton.
Këtu përgjigja erdhi më shpejt se sa e priste – infermierja Susan Berger i shkroi.
Ajo e kujtonte shumë mirë vajzën e vogël.
“Ajo ishte shumë e qetë, zakonisht foshnjet pas operacionit ose qajnë ose janë në gjumë, por ajo ishte e qetë. Ishte diçka e mrekullueshme”, ka thënë infermierja Berger.
Infiermerja dhe Amanda ishin takuar dy javë më vonë, aty ku kjo histori kishte filluar 38 vjet më parë.
Berger ka thënë se ky takim dhe kjo histori e ka emocionuar pa masë.
“Unë nuk e di se sa kolege të mia mund të kenë kaq shumë fat që t’u ndodhë diçka e tillë, të kenë një njeri që t’i kujtojë edhe pas kaq shumë vjetësh”.
