Pas plot 23 vitesh si lojtar besnik i Drenicës, kapiteni Shkëlzen Lushtaku ka njoftuar largimin e tij nga klubi i Skenderajt.
Lushtaku, që është rritur me këtë klub, ka bërë publik lajmin përmes një postimi emocional në Facebook, ku ka falënderuar të gjithë ata që ishin pjesë e rrugëtimit të tij të gjatë.
“Faleminderit, DRENICA ime!”, shkruan ai, duke shtuar se ndonëse largohet fizikisht nga fusha, zemra e tij do të mbetet gjithmonë me Drenicën, transmeton Klankosova.tv.
Ai përmendi me mirënjohje të veçantë bashkëlojtarët, trajnerët, presidentët e klubit dhe tifozët “Shqiponjat e Zeza”, që e kanë mbështetur në çdo hap të karrierës.
Në njoftimin e tij, Lushtaku thekson se largohet “si kampion”, duke kujtuar sfidat dhe arritjet përgjatë viteve që e kanë formuar jo vetëm si futbollist, por edhe si njeri.
Në fund, ai lë të hapur mundësinë për angazhime të reja, duke premtuar se “së shpejti do t’i njoftojë të gjithë për të ardhmen e tij”./Klankosova.tv
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.