Lajmet e fundit

Pas një karriere të gjatë dhe plot pritje, Nico Hülkenberg ka arritur më në fund të sigurojë një vend në podiumin e Formula 1.
Piloti gjerman 37-vjeçar, që garon për ekipin Kick Sauber, e mbylli Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe në Silverstone në vendin e tretë, një sukses i papritur në garën e tij të 239-të në F1, transmeton klankosova.tv.
Hülkenberg, i vetmi gjerman aktual në “mbretëreshën e garave”, përfitoi nga kushtet e vështira me shi dhe ngjarjet e paparashikueshme që ndodhën gjatë garës. Kjo shënon fundin e një “thatësire” të gjatë pa podium për pilotin nga Rheinland.
Fitorja sipas sportsky, shkoi për Lando Norris me McLaren, i cili la pas shokun e tij të skuadrës Oscar Piastri. Australiani Piastri ruan kryesimin në renditjen e përgjithshme, përpara Norris.
Ndërkohë, kampioni në fuqi Max Verstappen pati një garë të vështirë. Pas një gabimi në fund të fazës me makinën e sigurisë (Safety Car), holandezi humbi pozicionin e dytë dhe përfundoi garën në vendin e pestë, duke humbur terren në renditjen për titullin kampion.