Lajmet e fundit

Është mbyllur pa gola ndeshja mes Atletico Madridit dhe Manchester Cityt, rezultat ky që i çoi anglezët në gjysmëfinale.
U deshën 112 minuta që sfida të mbyllet, pasi në fund të ndeshjes pati tensione në fushë, ku Felipe i Atleticos u ndëshkua me të kuq pas një ndërhyrjeje të ashpër.
Pjesa e parë u dominua tërësisht nga City, por në pjesën e dytë Atletico e dominoi ndeshjen, por pa arritur që të shënojë gol.
Në këtë ndeshje u shpërndanë plot nëntë kartonë të verdhë, që tregon se ndeshja ishte e ashpër nga të dyja ekipet.
Kujtojmë se Manchester City do të përballet me Real Madridin në gjysmëfinale.