Një marrëdhënie e lumtur kërkon përpjekje nga partneri. Me kalimin e kohës, marrëdhëniet afatgjate shpesh bëhen të largëta ose ndihen si rutinë, por gjestet e vogla dhe komunikimi i sinqertë mund të bëjnë një ndryshim të madh, thotë këshilltarja e marrëdhënieve Mitzi Bockmann.
Ajo shpjegon se përdorimi i frazave të thjeshta që shprehin dashuri, mirënjohje dhe mbështetje mund të ndihmojë në forcimin e një lidhjeje dhe ruajtjen e afërsisë. Këtu janë frazat që ajo theksoi veçanërisht.
"Ti më bën të lumtur”
"Në fillim të një lidhjeje, njerëzit shpesh shprehin ndjenjat e tyre, por në një lidhje apo martesë ata shpesh e harrojnë këtë. Hulumtimet kanë treguar se shprehja e ndjenjave dhe mirënjohjes forcon lidhjen me partnerin tuaj. Një frazë si kjo i kujton partnerit tuaj se sa ju vlerësojini ato dhe sa do të thotë për ju”, shpjegon Bockmann për YourTango, transmeton Klankosova.tv.
“Ti je prioriteti im”
Në jetën e përditshme me detyrime të shumta, partnerët shpesh bien në fund të listës së prioriteteve, sepse supozohet se ata do të jenë gjithmonë aty. Megjithatë, këshilltarja shprehet: "Të tregosh partnerët se ata janë prioriteti juaj, mund ta forcojë marrëdhënien dhe ta bëjë atë më të kënaqshme për të dyja palët".
"A mund të ndihmoj? Do të më pëlqente, nëse do të mundja"
Shfaqja e mbështetjes ndaj partnerit tuaj duke ofruar ndihmë, edhe në projektet e tij personale, mund të jetë një mënyrë për t'u lidhur. "Për shembull, kur e ndihmova burrin tim të ndërtonte një magazinë, më solli një ndjenjë komuniteti, pavarësisht përpjekjeve fizike. Në fund të ditës, isha e lodhur dhe e rraskapitur, por ishte një ditë e mrekullueshme", tha Bockmann, shkruan Index.hr, transmeton Klankosova.tv.
"Faleminderit"
Mirënjohja ndaj partnerit është e rëndësishme si nga brenda ashtu edhe nga jashtë.
"Fokusimi në anët e mira të partnerit në vend të atyre negative ndihmon për të mbajtur një qëndrim pozitiv ndaj marrëdhënies. Falënderimi i sinqertë i partnerit për gjestet e vogla dhe të mëdha, forcon ndjenjën e lidhjes dhe redukton ankesat e mundshme", përfundon ajo.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.