Lajmet e fundit

Futbollistët e Partizanit të Tiranës janë sulmuar fizikisht në aeroportin Nënë Tereza, pas arritjes nga Rusia, ku kishin zhvilluar ndeshjen e raundit të tretë eliminator të UEFA-së, me ekipin Krasnodar, shkruan portali Drini.mk.
Sulmuesit mendohet se kanë qenë dy djem të rinj, të cilët me të dalë futbollistët nga hyrja e aeroportit kanë sulmuar me grushte dy prej tyre. Menjëherë kanë ndërhyrë futbollistët e tjerë të cilët janë përleshur me sulmuesit.
Sulmuesit janë përpjekur të largohen, por ndërhyrja e forcave të rendit ka qenë e menjëhershme, duke i arrestuar vetëm disa metra më largë.
Drejtuesit e Partizanit menjëherë kanë tërhequr futbollistët e tyre, duke qetësuar situatën.
Duhet theksuar se Partizani ka pësuar humbje të thellë në Krasnodar me rezultat 4:0. Gjasat për kualifikim në raundin tjetër tashmë janë shumë të vogla.