Klubi i Partizanit e ka shkarkuar trajnerin serb, Aleksandar Veselinovic.
Shkarkimi i Vaselinovic vijen pas humbjes në ndeshjen ndaj Bylysit.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi përmes një njoftimi, ku bën të ditur se ndajtën rrugët me trajnerin pas rezultateve të dobëta.
”Klubi i Futbollit Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Aleksandar Veselinović për shkak të rezultateve të dobëta. Vendimi i marrë pas humbjes së sotme, bazohet tek rezultatet e papranueshme të kohëve të fundit, dhe mbi të gjitha në mungesën e lojës dhe karakterit që duket të shprehi ekipi i Partizanit në fushën e blertë. Trajnerit Veselinovic i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme”, shkruhet në njoftimin e klubit.
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.