Deputetët e Parlamentit Europian kanë votuar për ligjin që kushtëzon të gjitha mjetet e reja portative ta përdorin të njëjtin mbushës.
Telefonat e mençur dhe tabletat, përfshirë edhe produktet e ‘Apple’ duhet të përdorin mbushës USB-C nga viti 2024, kurse prodhuesi e laptopëve kanë kohë deri në vitin 2026 për këto ndryshime.
Për këtë ligj votuan 602 pro, 13 kundër dhe 8 abstenuan.
Shtetet anëtare të BE-së pritet ta miratojnë ligjin më 24 tetor, para se ky rregull të kalojë në ligj si parlament, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Mirëpo, ‘Apple’ ka qenë gjithmonë kundër këtij propozimi.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.