Lajmet e fundit

Të premten në parkun e lagjes Arbëria në Prishtinë u vendosën shtëpiza të librit të quajtura BookBox, njofton Klan Kosova.
Ato janë punuar dhe realizuar nga nxënësit e shkollës Model në Prishtinë, dhe qëllimi i tyre është që kushdo që dëshiron në mënyrë vullnetare brenda shtëpizave mund të lë një libër që e ka lexuar me moton: Unë e lexova - lexoje edhe ti.
Me këtë projekt, të cilin e ka mbështetur edhe qendra për arsim e Kosovës, po synohet që të vetëdijesohen qytetarët se kohë për lexim ka kudo dhe kurdo.
Ky projekt në të njëjtën kohë është realizuar edhe në Pragë e Çeki.