Lajmet e fundit

Sezoni i Paris Saint-German filloi me humbje, pasi Lille e fitoi Superkupën e Francës në Stadiumin Bloomfield në Tel Aviv.
PSG ishte gati të hakmerrej ndaj Lille, e cila e fitoi gjithashtu edhe titullin e Ligue 1 në sezonin e kaluar, por këtë duhej ta bënte këtë pa shumë yje, përfshirë Kylian Mbappe, Neymar dhe Marco Verratti.
Maurico Pochettino dëshpërimisht donte që skuadra e tij të fillonte sezonin 21/22 me një trofe dhe këmbënguli se nuk mund të ketë justifikime për të mos e bërë këtë, shkruan Eurosport, transmeton Klankosova.tv.
Golin për Lille e shënoi mesfushori Xeka pas një asistimi nga ana e Burak Yilmaz, me këtë rezultat edhe përfundoi ndeshja.
Lille ka arritur që ta fitojë për herë të parë në histori të klubit, Superkupën e Francës.