Lajmet e fundit

Në kryeqytetin francez, në Paris, do të hapet një park nudistësh, pasi zyrtarët kanë votuar pro këtij plani të hënën mbrëma.
Parku do të hapet gjatë verës së vjen, raportojnë mediat franceze, dhe dy zona pyllore që ndodhen jashtë qytetit, Bois de Boulogne dhe Bois de Vincennes, janë opsionet që po merren në konsideratë, transmeton Klan Kosova.
Natyralizimi është shumë i famshëm në mesin e parisianëve, mirëpo nuditeti është i ndaluar, përpos nëse bëhet në zona specifike dhe dënimi për këtë kundërvajtje shkon deri në 15,000 euro ose 1 vit me burg.