Lajmet e fundit

Paris Saint-Germain e ka fituar Superkupën e Francës.
PSG-ja e mposhti në finale Toulouse me rezultat 2:0 në ndeshjen e zhvilluar në “Parkun e Princave”.
Ishte Lee Kang, ai i cili solli në epërsi skuadrën e Luis Enrique.
Ai realizoi qysh në minutin e tretë.
Derisa golin e dytë dhe të fitores e realizoi Kylian Mbappe.
Francezi shënoi në minutën e 44-të të takimit.
Në pjesën e dytë nuk pati gola.
Kështu, parisienët e fitojnë trofeun e parë në vitin 2024.