06.03.2019 · përditësuar para 2687 dite1 min lexim
Paris Jackson nuk është lëkundur nga akuzat e ngritura kundër babait të saj në "Leaving Neverland" - dhe beson fuqimisht se Michael Jackson nuk ishte një ngacmuesh fëmijësh.
Burime të afërta me Parisin tregojnë për TMZ, se ajo nuk e ka parë dokumentarin e ri eksploziv.
Gjithashtu ndryshe nga ajo që është raportuar, asaj nuk i është ofruar mundësia ta shohë dokumentarin para publikimit.
Siç duket Paris nuk është shqetësuar nga dëshmitë e detajuara të Wade Robson dhe James Safechuck, që pretendojnë se ishin ngacmuar seksualisht nga Michael Jackson.
Reagimet lidhur me dokumentarin kanë qenë të përziera, ku shumë fansat e kanë kundërshtuar dhe vazhdojnë ta mbështesin yllin e pop muzikës, përderisa të tjerë kanë shprehur neveri ndaj tij. Familja Jackson vazhdimisht ka mohuar akuzat dha kanë shprehur nervozizëm për dokumentarin.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.