Lajmet e fundit
Skuadra kampione e Francës do që ta transferojë sulmuesin e Bluve gjatë verës, ndërsa Atletico është duke e përcjellë me vëmendje situatën.

Chelsea jo vetëm që do të përballet me Paris Saint-Germain në një ndeshje të vështirë në kuadër të Ligës së Kampionëve, por Blutë po ashtu duhet ta kenë kujdes Diego Costan nga francezët.
Skuadra e Guus Hiddink shpreson që të përmbysë rezultatin 2-1 të Stamford Bridge që të arrijë gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Por Blutë do të duhet ta kenë vëmendjen edhe tek sulmuesi i tyre Diego Costa, që është një nga caqet kryesore të francezëve, por edhe të Atletico Madrid.