Lajmet e fundit

Dani Parejo ka mohuar se i kishte ndryshuar agjentët gjatë afatit kalimtar në tentim që t’ia mundësojë vetes kalimin te Barcelona.
Kapiteni i Valencia-s ishte lidhur me një kalim në Camp Nou pas arritjes së trajnerit, Ernesto Valverde, posaçërisht pasi Barcelona tentonte t’i arrinte marrëveshjet në minutën e fundit për ta kompensuar kalimin e Neymar te Paris Saint-Germain, shkruan Goal.
“Jo ndodhi e kundërta”, tha ai për Marca.
“Isha me Bahian (agjencinë) tërë karrerën time, dhe më duhet t’i falënderoj, kanë bërë një punë të mrekullueshme për mua”.
“Sidoqoftë, mendoj që ishte e domosdoshme që ta bëja një ndryshim sepse janë disa situata që ti mendon që mund t’ia dalësh më mirë”.,
“Nuk është që desha të shkoja te Barcelona. Nëse Barcelona e dëshiron një lojtar, atëherë ata vijnë, e paguajnë klauzolën dhe nëse lojtari dëshiron të largohet atëherë ai e bën këtë”.