Lajmet e fundit

Mesfushori i Zenit Saint Petersburg, Leandro Paredes, shpreson se mund të zgjedhë mes Juventusit dhe Real Madridit pas Kupës së Botës.
Paredes u transferua te klubi rus për një shumë prej 23 milionë eurosh në korrik të vitit të kaluar, por thuhet se ka fituar admirimin e Zonjës së Vjetër dhe kampionit evropian.
23 vjeçari dëshiron që të jetë në një pozicion që të zgjedhë njërën prej këtyre dy skuadrave, vetëm pas Kupës së Botës që mbahet këtë verë.