Lajmet e fundit

Ish-drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratiqi, do të nënshkruajë me klubin londinez, Tottenham Hotspurs, sipas Goal.
Ai do të fluturojë për në Londër teksa marrëveshja pritet që të finalizohet gjatë kësaj jave.
Paratiqi i ka kaluar 11 vjet te Zonja e Vjetër, por u dorëhoq pasi shprehu dëshirën për një sfidë të re në karrierën e tij.
Spurs janë afër që t’i sigurojnë shërbimet e 48 vjeçit para se t’i nisin planet për kampanjën 2021-2022.