Lajmet e fundit

Menjëherë pas miqësores brenda familjes mes Juventusit A dhe atij B, sfidë në të cilën Paulo Dybala shënoi dy gola, ka folur për mediat drejtori sportiv i Juventusit Fabio Paratici i cili ka vlerësuar maksimalisht sulmuesin argjentinas: “Dybala është një futbollist i madh i Juventusit, ai është numri 10 yni. Është e qartë që për të interesohen disa skuadra, por kjo ndodh me të gjithë futbollistët”.
Më pas Paratici shkëputi një mendim edhe për Mauro Icardin që kërkohet nga Juventusi: “ Icardi është lojtar i Interit, ne duhet të mendojmë për sulmuesit tanë. Kemi në skuadër Higuain, Mandzukic, Dybala dhe Cristiano Ronaldon”, nënvizoi drejtori sportiv i bardhezinjëve./supersport.al/