22.04.2019 · përditësuar para 2637 dite1 min lexim
Një fotografi e përpunuar e një revisteje futbolli ka pushtuar internetin 22 vjet pas publikimit.
E publikuar së pari herë në revistën Four Four Two, kjo foto shfaq yllin e atëhershëm të Manchester United, David Beckham, se si do të dukej në vitin 2020.
Aty ai shihet me flokë të rëna, pa disa dhëmbë, me thinja në vetulla dhe në aq pak flokë sa i kishin mbetur.
Mirëpo, 43 vjeçari duket krejt ndryshe nga parashikimi i kësaj reviste, dhe vazhdon të gëzojë një numër të madh të fansave të gjinisë së kundërt falë edhe pamjes së tij përpos aftësive në fushën e gjelbër.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.