Lajmet e fundit

Regjisori, Neil Halloran, ka tentuar që përmes një filmi dokumentarë 15 minutësh, ta kujtojë shkallën e humbjes së jetëve të njerzve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Një moment vërtetë pikëllues në dokumentarin e Halloran, është kur vihet re se si Bashkimi Sovjetik, humb pothuajse dy herë më shumë jetë njerëzish se sa Gjermania.
Kjo mbase për shkak të gatishmërisë së Stalinit për të sakrifikuar njerëzit e tij, transmeton Klan Kosova.
Në pjesën e dytë në video, numërohen vdekjet e civilëve, duke filluar nga vdekjet mizore të kampeve të përqendrimit.
Gjithashtu në video, bëhen krahasimet dhe të dhënat e konfikteve të kohëve të fundit, duke dhënë vlerësimin pozitiv se që prej Luftës së Dytë Botërore, asnjë prej 44 vendeve me ekonomi më të fuqishme në botë, nuk janë përleshur me njëri – tjetrin.