Kërkesa për naftë do të vijojë të rritet dhe do të mbetet “elastike” këtë vit, sipas sekretarit të përgjithshëm të OPEC+.
OPEC+ është një grup prej 23 vendesh i eksportit të naftës, që vendos se sa do të shitet nafta e papërpunuar në tregun botëror, raporton BBC, përcjell KlanKosova.tv.
“Shohim kërkesë në rritje përreth 2.4 milionë barrel në ditë”, ka thënë Haitham Al Ghais.
Arabia Saudite ka thënë se do ta shkurtojë prodhimin e naftës së papërpunuar me një milion barrel në ditë në mënyrë që çmimi të rritet.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka thënë se vendimi i Arabisë Saudite dhe Rusisë, dy vendeve kryesore të prodhimit, anëtarë të OPEC+, për ta shkurtuar prodhimin do të shkaktojë mungesë furnizimi në fund të vitit.
“Është vendim vullnetar I marrë nga dy shtete sovrane, Arabia Saudite dhe Rusia. Ky vendim mund të përshkruhet si parandalues për shkak të paqartësie”.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.