Lajmet e fundit

Zyrtarët e shëndetësisë janë duke u përgatitur për shpërthimin "më të keq" të Ebola.
Peter Salama, kreu i emergjencës në Organizatën Botërore të Shëndetit (WHO), tha se janë shumë të shqetësuar dhe po planifikojnë për të gjitha skenarët, përfshirë skenarin më të keq të mundshëm, njofton Klan Kosova.
Këto komente shqetësuese vijnë disa ditë pas vdekjes së parë të konfirmuar në Republikën Demokratike të Kongos (DRC), e cila gjithashtu ka 11 persona të diagnostifikuar me Ebola.
Shtatëmbëdhjetë viktima të fundit mendohet të jenë të lidhura me shpërthimin e Ebolës, ndërsa 32 persona dyshohet se janë infektuar me virusin në zonën veriperëndimore të Bikoro.
Shpërthimi, i cili u konfirmua nga ministri i shëndetësisë i DRC të martën e kaluar, është epidemia e nëntë e vendit qëkur virusi u identifikua në vitin 1976.
Shkencëtarët kanë frikë se mund të jetë një 'emergjencë e shëndetit publik' pasi një epidemi e Ebolës vrau të paktën 11,000 persona kur e decimoi Afrikën Perëndimore midis 2014 dhe 2016, njofton Klan Kosova.