Kombëtarja e Kosovës në basketboll, i ka ka mësuar kundërshtarët me të cilët do të përballet në Raundin e Parë Parakualifikues për FIBA EuroBasket 2029.
"Dardanët" përballjen e parë do ta kenë kundër Shqipërisë, më 30 nëntor.
Kjo do të jetë ndeshja e vetme në dritaren e parë, ndërsa në Dritaren e Dytë, Kosova e pret Sllovakinë më 27 shkurt 2026.
Në korrik të vitit të ardhshëm do të jenë ballafaqimet e fundit, ndaj Shqipërisë si vendas dhe Sllovakisë si mysafir, më 2 korrik, përkatësisht 5 korrik.
Në Rrethin e Dytë kualifikohen tri vendet e para dhe vendi i dytë më i mirë.
Raundi i Parë i Parakualifikimeve do të luhet në tre dritare: nëntor 2025, shkurt 2026 dhe qershor-korrik 2026.
Orari i plotë:
27 nëntor 2025
Sllovakia-Shqipëria
30 nëntor
Shqipëria-Kosova
27 shkurt 2026
Kosova-Sllovakia
2 mars 2026
Shqipëria-Sllovakia
2 korrik 2026
Kosova-Shqipëria
5 korrik 2026
Sllovakia-Kosova
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.