Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur në mënyrën më të mirë pjesën e parë të përballjes me Shqipërinë.
20 minutat e para në palestrën "Qazim Dervishi" në Shkodër u mbyllën me rezultat 28:44, plot 16 pikë epërsi.
Në çerekun e parë "Dardanët" fituan me rezultat 14:25, kurse në të dytin skuadra e drejtuar nga Bujar Loci, fitoi 14 me 19.
Kjo ndeshje po zhvillohet në kuadër të parakualifikimeve për Kampionatin Evropian 2029.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.