Në përvjetorin e 18-të të Pavarësisë, qytetarët e Kosovës nderuan ata që dhanë gjithçka për liri, duke përfshirë anëtarët e familjeve të Jasharëve.
Pas fjalimeve të presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, Forca e Sigurisë së Kosovës parakaloi, duke treguar forcën dhe investimet e bëra në modernizimin e armatimit dhe pajisjeve.
Osmani theksoi se historia e luftës së pastër nuk mund të njolloset, ndërsa Kurti përmendi investimet e mëdha për forcimin e sigurisë.
Pjesëmarrësit panë nga afër trupat e FSK-së dhe forcën e rendit, ndërsa falënderuan aleatët e NATO-s për mbështetje në çlirimin e Kosovës.
Kronika e mëposhtme sjell detajet:
https://www.youtube.com/watch?v=5-HZvxxtEvw
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.