Lajmet e fundit
Rritja e çmimit të futbollistëve ka bërë që transferimi i Zidane në Madrid dikur, të jetë më i lirë se ai i Sterling tek Manchester City sot.

Francezi u pati transferuar nga Juventus tek Real Madrid për një shumë, atëherë rekord, prej 65 milionë eurosh ndërsa ishte në kulm të karrierës dhe konsiderohej një prej më të magjishmëve të futbollit.
Sot, Zizou është një prej legjendave të sportit, i parë nga shumë si lojtari më karizmatik dhe më 'fin' që ka parë futbolli ndonjëherë.
Nga ana tjetër, Raheem Sterling, tashmë anësori i Manchester City, u transferua tek 'Citizens' nga Liverpool për 69 milionë euro. Anglezi është një lojtar mbi mesataren, por në asnjë rast një nga më të mirët, madje as në pozitën e tij, e kurrsesi në epokën e tij.
Ky ishte thelbi i paradoksit të vënë në thumb nga Eurosport, një Top i Artë i dikurshëm, sot vlenë pak a shumë sa Sterling!