Lajmet e fundit

Futbollistët Leonardo Parades dhe Renato Sanches janë lojtarët më të rinj të AS Romës.
Roma ka njoftuar në rrjetet sociale zyrtarizimet e dy mesfushorëve të rinj në skuadër.
Argjentinasi ka nënshkruar kontratë dyvjeçare dhe me opsion vazhdimi për një vit tjetër te skuadra nga Italia.
Edhe Renato Sanches është transferuar te Roma në formë huazimi nga skuadra Paris Saint- Germain.
Klauzola e opsionit të blerjes të lojtarit është në vlerë prej 15 milionë eurosh.
Klauzola prej 15 milionë eurosh bëhet e detyrueshme nëse Renato do të luajë 60 për qind të ndeshjeve, transmenton Klankosova.tv
Parades tek Roma do ta veshë fanellën me numër 16, kurse portugezi do ta veshë fanellën me numër 20.