Lajmet e fundit

Duke u bazuar në projektin e famshëm të artit "Para se të vdes", animatori Angelo Valente dhe gerontologia Sofia Nunez, vendosën të zbulojë se çfarë ëndërrojnë njerëzit në moshën e tyre të shtyrë.
Për këtë qëllim ata shkuan në qendrën e Komunitetit Gafanha do Carmo në Aveiro të Portugalisë, dhe kërkuan nga burrat dhe gratë e moshuara që jetojnë aty që ta vazhdojnë frazën "Para se të vdes, dua që ...".
Përgjigjet ndryshonin dukshëm, nga dëshira për t'i ngjyrosur flokët me një nuancë interesante ose të fluturojnë me aeroplan, e deri të ëndrra e kthimit të të parit për ta parë botën sërish, transmeton Klan Kosova.
Para se të vdes, dua të mësoj të fluturoj
Para se të vdes, dua t'i shoh nipat a mbesat e mia sërish
Para se të vdes, dua ta pilotoj një aeroplan
Para se të vdes, dua të jem në gjendje të shoh sërish
Para se të vdes, dua të këndoj një këngë në skenë
Para se të vdes, dua të rikthehem në Brazil
Para se të vdes, dua t'i ngjyrosi flokët me nuancë të kaltër
Para se të vdes, dua të kem një puthje pasionante në buzë