Ishte data 10 qershor 2023 kur luhej finalja e Ligës së Kampionëve në Stamboll, mes Manchester Cityt dhe Interit. Klubi anglez kishte arritur të fitonte për herë të parë trofeun me "vesh të mëdhenj" pas golit të Rodrit.
Portën e Manchester Cityt e mbronte braziliani Ederson ndërsa atë të Interit, Andre Onana.
Ederson këtë verë u largua nga skuadra e trajnerit, Pep Guardiola pas 8 vitesh qëndrim te "Citizens", duke iu bashkuar Fenerbahçes.
Në krahun tjetër, qytetin e Manchesterit e la edhe Onana teksa u transferua te Trabzonspori në formën e huazimit.
Nuk ka kaluar kohë e gjatë nga ajo finale, por rivaliteti mes dy portierëve është bartur në një tjetër skenë, në një prej derbive më të zjarrtë në Turqi. Ndeshja Fenerbahçe-Trabzonspor fillon në orën 18:00 dhe transmetohet në kanalin Sport 5 në Art Motion.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.