Para fillimit të duelit, Kosovë – Greqi, sfidë kjo kualifikuese në kuadër të Ligës së Kombeve, dy federatat përkatëse kanë shkëmbyer dhurata mes tyre.
“Nënkryetari Bakir Burri dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu para ndeshjes Kosovë – Greqi, si zakonisht kanë shkëmbyer dhuratat me sekretarin e përgjithshëm të Federatës greke, Alexandros Dedes", thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Ata i dëshiruan mirëseardhje ekspeditës greke në Kosovë, duke shpresuar se bashkëpunimi ndërmjet dy federatave do të rritet në të ardhmen”.

●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.