Shifrat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerësojnë se ndotja e ajrit vret rreth shtatë milionë njerëz në të gjithë botën çdo vit.
Sidoqoftë, pandemia globale COVID-19 tregoi se sa mund ta pastrojmë cilëainë e ajrit kur i ulim numrin e udhëtimeve, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Rezultatet mbi cilësinë e ajrit mund të shihen me sy të lirë. Të dhënat e mbledhura nga Qendra Kombëtare e Shkencës Atmosferike tregojnë ulje të dukshme të dioksidit të azotit (NO2) dhe të grimcave (PM2.5) nëpër 10 qytete të Mbretërisë së Bashkuar.
Teksa në Indi, njerëzit në mediat sociale postonin imazhe të qiellit të pastër pasi rreth 90% udhëtime rrugore u ndaluan gjatë bllokimit.
"Kriza aktuale na ka treguar se qielli i pastër dhe ajri i frymëmarrjes mund të arrihen shumë shpejt nëse ndërmerren veprime konkrete për të zvogëluar djegien e lëndëve djegëse fosile ", ka thënë pwr BBC News, Sunil Dahiya nga Qendra për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër.
Këtë vit emetimet e karbonit kanë rënë në mënyrë drastike si rezultat i bllokimeve që ulën transportin dhe industrinë e rëndë.
Në linkun e mëposhtëm gjeni video me pamje të qyteteve para dhe pas pandemisë:
https://www.bbc.com/news/science-environment-57149747●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.