Alex Rodriguez e dinte se çfarë dëshironte në jetë, madje ai e mori pikërisht atë – një takim me Jennifer Lopezin.
Vetëm se kjo ndodhi me dy dekada vonesë.
Rodriguez duket se e kishte parashikuar lidhjen e dashurisë me këngëtaren qysh në vitin 1998 në një intervistë me MLB Netëork’s International Talk.
“Cili do të ishte takimi i ëndrrave për Alex Rodriguez?”, ishte pyetur A-Rod në këtë intervistë.
Ylli i bejsbollit ishte përgjigjur pa asnjë hezitim.
“Jennifer Lopez. Shpresoj se mund të më organizoni një takim me të”, kishte thënë ai 20 vjet më parë.
https://www.instagram.com/p/ByUFOCpgpwW/?utm_source=ig_embed
Tash, në vitin 2019, duket se ëndrra e A-Rod është bërë më shumë se realitet.
Pa dyshim se kjo është diçka shumë e veçantë edhe për çiftin.
“Unë thjesht e ndjeja”, ka shkruar Rodriguez në Instagram poshtë videos së kësaj interviste.
Edhe Lopez që me siguri se është emocionuar nga kjo deklaratë e të fejuarit të saj ka komentuar në këtë postim.
“O Zot. E dua këtë kaq shumë”, ka thënë ajo. “Kur e ndjen, e ndjen”, ka marrë përgjigje këngëtarja dhe aktorja nga ‘shpirti binjak’.
Rodriguez dhe Lopez kanë nisur lidhjen e tyre të dashurisë në viitn 2017 derisa janë fejuar në muajin mars.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.