Lajmet e fundit

Derbi i kryeqytetit spanjoll, mes Real Madrid dhe Atletico Madrid, ka përfunduar pa gola.
Të dy ekipet kanë ndarë pikët në javën e shtatë të ligës spanjolle, njofton Klan Kosova.
Dy gjigantët patën raste por nuk arritën t’i finalizojnë me gol. Pjesa e parë ishte e barabartë, me aksione nga të dyja anët. Vlen të përmendet rasti i Griezmann në minutën e 18-të dhe ai i Gareth Bale në minutën e 21-të.
Pjesa e dytë ishte krejtësisht e Realit, si përnga posedimi i topit, ashtu edhe nga rastet e krijuara. Në anën tjetër Atletico nuk pati asnjë goditje në portë në gjysmën e dytë të lojës, njofton Klan Kosova.
Asensio pati një mundësi të artë në minutën e 66-të por që goli iu mohua nga portieri Jan Oblak.
Real Madridi gjendet në pozitën e dytë në tabelë me 14 pikë, njëjtë si Barcelona e cila poashtu barazoi sot me Athletic Bilbaon.
Ndërsa Atletico liston e katërta me 12 pikë, pas Sevillas që ka 13 sosh.