Prishtina dhe Drita kanë barazuar 1-1 në xhiron 22-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Mario Ilievski realizoi për vendësit në minutën e 43-të nga pothuajse mesi i fushës.
Drita u kundërpërgjigj në minutën e 54-t përmes Blerim Krasniqit.
Siç qëndrojnë gjërat, Drita ka 39 pikë në vendin e dytë, sa Ballkani në të parin.
Ndërkaq, afër iu qëndron Prishtina me vetëm dy pikë më pak se to.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.