Lajmet e fundit
E paqartë mbetet e ardhmja e legjendës së Real Madrid, megjithëse ai ka mohuar kategorikisht largimin nga Santiago Bernabeu.

Iker Casillas do të vazhdoj qëndrimin në Madrid pavarësisht thashethemeve që e lidhin atë me një largim nga Santiago Bernabeu.
Spekulimet e fundit thonë se gardiani ka lidhur një marrëveshje me ‘Mbretërit’ për të përfunduar qëndrimin e tij në kryeqytetin spanjoll. Por, kapiteni ka mohuar kategorikisht këto fjalë.
“Unë do të qëndroj pavarësisht çka ndodhë”.
Casillas e ka bërë të qartë kërkesën e tij, në bisedat me drejtuesit e klubit, duke bërë të qartë se pavarësisht spekulimeve ai nuk do të ndërroj qëndrim.
Së paku ky është mesazhi që ai ka përçuar ditëve të fundit.
Zhvillime të tjera nuk ka psaur ditëve të fundit, por Rafa Benitez e ka bërë të qartë se është i interesuar për ta zgjidhur situtatën. Ai e respekton kapitenin dhe do të kërkoj qartësim të gjithçkaje, shpejtë dhe pa problem.