Lajmet e fundit

Papa Françesku, i cili vuante nga një “inflamacion i mushkërive”, u shfaq i ulur në rezidencën e tij në vend të sheshit Shën Pjetrit, teksa një ndihmës lexonte mesazhin e Papës të së dielës.
Papa i veshur me rrobat e tij tradicionale të bardha dhe me një fashë në dorën e djathtë, qëndroi i ulur pranë ndihmësit gjatë leximit.
"Të dashur vëllezër dhe motra. Gëzuar të dielën. Sot nuk mund të shfaqem në dritare sepse kam problem të një inflamacioni në mushkëri", tha Françesku.
Papa shkoi në një spital të Romës të shtunën për një skanim që Vatikani tha se kishte përjashtuar komplikimet në mushkëri pasi një periudhë gripi e detyroi atë të anulonte aktivitetet.
Vatikani nuk dha asnjë shpjegim për ndryshimin e dukshëm midis deklaratës së tij të shtunën dhe asaj që tha Papa të dielën.
Një pjesë e njërës prej mushkërive të Papës iu hoq kur Françesku ishte i ri në vendlindjen e tij, Argjentinë.
Françesku prezantoi priftin, At Paolo Braida, i cili vazhdoi të lexojë mesazhin e Papës të së dielës bazuar në Ungjillin. Françesku u kollit disa herë gjatë leximit.
Papa dha një bekim, duke përfshirë thirrjet për paqe në Ukrainë, falënderim për lirimin e disa pengjeve në Gaza dhe konfirmimin e synimit të Papës për të udhëtuar në Dubai të premten për të marrë pjesë në konferencën e OKB-së për ndryshimet klimatike, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.