Lajmet e fundit

Papa Françesku ka mbërritur në kryeqytetin indonezian Xhakarta, duke nisur udhëtimin më të gjatë dhe më të largët të mandatit të tij në rajonin Azi-Paqësor.
Ai pritet të nxjerrë në pah shqetësimet mjedisore dhe rëndësinë e dialogut ndërfetar gjatë udhëtimit 12-ditor, i cili përfshin udhëtimin në Papua Guinenë e Re, Singapor dhe Timor-Leste - i vetmi nga katër vendet që është kryesisht katolik.
Është një udhëtim veçanërisht sfidues për një burrë që mbush 88 vjeç në dhjetor dhe ka luftuar me një sërë problemesh shëndetësore, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ai është Papa i tretë që viziton Indonezinë, e cila ka popullsinë më të madhe të muslimanëve në botë.