Pas vizitës së paplanifikuar në Santa Maria Maggiore të shtunën, Papa Françesku bëri një tjetër paraqitje surprizë në karrocën e tij të dielën në mëngjes, duke kaluar në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan në fund të Meshës të Dielës. Mes duartrokitjeve dhe lutjeve, Papa përshëndeti dhe bekoi besimtarët. Pasi përfundoi turneun e sheshit, Papa u kthye në dhomat e tij në Santa Marta."Kur shohim turmën e burrave dhe grave që urrejnë dhe dhunën të hidhen në rrugën drejt Kalvarit, le të kujtojmë se Zoti e shndërron këtë rrugë në një vend shpengimi, sepse ai eci duke dhënë jetën e tij për ne", shkroi Papa në predikimin e tij për Meshën e së Dielës së Palmave të lexuar nga kardinali Leonardo Sandri në një shesh të mbushur plot me besimtarë, transmeton Klankosova.tv “Përballë padrejtësisë mizore të së keqes, mbajtja e kryqit të Krishtit nuk është kurrë e kotë, në të vërtetë, është mënyra më konkrete për të ndarë dashurinë e tij shpëtuese”, shtoi Papa në fjalimin e tij.
Papa Françesku është ende duke u rikuperuar nga sëmundja pasi kaloi 38 ditë në poliklinikën Gemelli në Romë për pneumoni të dyfishtë, e cila herë pas here u bë kritike, sipas mjekëve të tij. / Klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.