Lajmet e fundit

Papa Françesku sot është bërë pjesë e rrjetit social “Instagram”.
Në foton e parë të postuar, Ati i Shenjtë - i cili ka zgjedhur emrin “franciscus” - shfaqet duke u lutur. Ai e shoqëron foton me fjalët “Lutuni për mua” në nëntë gjuhë.
Fotoja e parë e Papës ka marrë mijëra pëlqime dhe komente, ndërkohë që numri i ndjekëseve të tij ka arritur menjëherë në disa qindra mijë.