Lajmet e fundit
"Duhet respekti, ekziston email-i për kontratat, ekizstojnë menaxherët që ta sjellin kontratën. Avioni është në tetë të mëngjesit, ndërs Cikalleshi më telefonon në nëntë dhe kjo është mungesë respekti. Nuk dua të dal për budalla"

Trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci ka sqaruar sot në një konferencë për shtyp përjashtimin e Sokol Cikalleshit nga ekipi për shkak të mosardhjes në kohë në grumbullim.
Ai ka dekaruar se e ka shumë të rëndësishme dhe nuk lëshon pe nga kërkesa që lojtarët të jenë në kohë në grumbullim, përvec nëse kanë ndonjë arsye të qëndrueshme, njofton Klan Kosova.
“Basha luajti të hënën në darkë, kishte kampionat. Duhet respekti, ekziston email-i për kontratat, ekizstojnë menaxherët që ta sjellin kontratën. Avioni është në tetë të mëngjesit, ndërs Cikalleshi më telefonon në nëntë dhe kjo është mungesë respekti. Nuk dua të dal për budalla".
"Nëse avioni është në 8 dhe në 9 duhet të firmosë kontratën, ai duhet të vijë, menaxheri të vijë në Tiranë për të firmosur, sepse kombëtarja është kombëtarja. Avioni nuk është justifikim, nëse nuk e di se lojtari mund të firmosë me email, apo vjen menaxheri këtu, kjo është çështje tjetër”.