Në një sallë të madhe në një bodrum të Buenos Aires, tavolinat kanë mbetur bosh, kapaku i pianos pranë tabelave të famshme të tangos është i mbyllur .
Dyshemeja bosh dhe ambienti i errët i klubit “Viruta Tango” është simbol i krizës së shkaktuar nga pandemia e cila i preku edhe vallëtarët e muzikantët e tangos, vallëzim ky i cili karakterizohet me kontakte të afërta fizike mes partnerësh.
Klubi në fjalë, ashtu sikurse edhe klubet e tjera është mbyllur që nga 8 marsi i vitit 2020, kur autoritetet argjentinase morën vendim për mbyllje të rreptë në mënyrë që të zvogëlohej përhapja e COVID-19, shkruan AP, transmeton Klan Kosova.
Horacio Godoy, vallëtar dhe organizator i klubit Viruta shprehet i shqetësuar për këtë gjendje.
''Ne jetojmë nga kjo punë, e sigurojmë jetesën nga tango'', tha Godoy.
Nostalgjia për atë përqafim që bëhet gjatë vallëzimin bën që shumë valltarë të tangos të kundërshtojnë kufizimet antiCOVID.
Madje, për ta shuar sado pak këtë mall, disa çifte u mblodhën në qendër të Buenos Aires për të kërcyer, madje disa prej tyre u shfaqën edhe pa maska.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.