Lajmet e fundit

“Ekipi i prodhimit është ekip i madh, dhe kjo krijon vështirësi pasi grumbullimi i 30 personave në hapësira të mbyllura përbën edhe rrezik, projekti ynë që do të jetë co-production po varet nga pandemia dhe varësisht nga situata me pandeminë edhe do të realizohet”, tha ai për klankosova.tv.
Kufizimet që erdhën si pasojë e COVID-19 bën që edhe regjisori Faton Bajraktari të planifikojë xhirimin e një projekti filmik për në muajin tetor.
“Xhirimin e një projekti filmik të planifikuar për muajin qershor jam detyruar ta shtyj shkaku i pandemisë, tani po planifikoj që këtë film ta realizojmë gjatë muajit tetor, duke iu përmbajtur kufizimeve dhe duke patur kujdes të madh”, thotë regjisori Bajraktari.
Edhe Edon Rizvanolli i cili është i angazhuar si aktor në dy filma u përball me situatë të njëjtë.
“ Tani ndodhem në Malin e Zi, jam duke punuar në një film të metrazhit të gjatë si aktor, filmi ishte planifikuar të xhirohej gjatë muajve prill-maj, por shkaku i pandemisë është shtyrë për tani.E njëjta gjë ka ndodhur edhe me një tjetër film me një produksion gjerman ku marr pjesë si aktor edhe ai projekt është shtyer për në tetor”, ka thënë Rizvanolli.
Regjisori Fatos Berisha tha për klankosova.tv se ishte angazhuar në një projekt teatral jashtë vendit gjatë periudhës së pandemisë ai tregon për shfaqjet që u dhanë gjatë kësaj periudhe e të cilat ishin vetëm për një numër të kufizuar të publikut.
“Si regjisor, kam punuar shfaqje gjatë pandemisë në “Teatrin Migjeni” në Shkodër, ky ishte një projekt i veçantë në këto hapisra dhe të gjitha përgatitjet e shfaqjeve u bënë gjatë pandemisë deri tek premiera e cila ishte vetëm me ftesa, me numër të kufizuar të ulsëve dhe publiku mbante maska.
Por një tjetër projekt, regjisorit Berisha i është dashur që ta shtyj dy herë brenda një periudhe të shkurtër kohore, është festivali PriFilmFest që pas shtyrjes do të mbahet në formën online.
“PriFest-i është shtyer dy herë brenda këtij viti, dhe përfundimisht kemi vendosur që në muajin tetor ta mbajm vetëm online”, tregon Berisha për klankosova.tv.