Në qytetin e Podujevës sikur edhe në qytetet tjera sivjet nuk pati festë për ndërrimin e motmoteve.
Kjo pasi ky qytet është në zonën e kuqe të kategorizimit të komunave me numrin e rasteve pozitive me koronavirus.
Llapjanët nuk kishin mundësi të dalin të festojnë në sheshin e qytetit. Por, ata zgjodhën që festën e vitit të ri ta presin nga ballkonet e tyre, njofton Klan Kosova
Nuk munguan as urimet për 2021-ën që të jetë vit pavirus dhe me shëndet të plotë, gjë të cilën e dëshiroi edhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Atmosfera ishte e qetë edhe pas mesnate, për çka edhe Policisë nuk i doli punë, megjithatë edhe sivjet pati lëndime nga mjetet piroteknike.
https://www.youtube.com/watch?v=rIiCsKEv9nk&feature=youtu.be
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.